Ndërlidhjet

Shqipëri: Futbollistët e kombëtares u pritën si heronj


Shqiptarët festojnë në aeroportin Nëna Tereze derisa e presin aeroplanin me lojtarët e kombëtares futbollistike
Shqiptarët festojnë në aeroportin Nëna Tereze derisa e presin aeroplanin me lojtarët e kombëtares futbollistike

Lojtarët e kombëtares së futbollit të Shqipërisë sot janë pritur si heronj në Tiranë, pasi u kualifikuan për Kampionatin Evropian në vitin 2016, që është pjesëmarrja e parë e Shqipërisë.

Simpatizuesit e entuziazmuar janë tubuar në Aeroportin Nëna Tereze në Tiranë, për t’i pritur futobllistët, që u kthyen nga Armenia, ku mbrëmë fituan me rezultat 3:0 dhe u plasuan në vendin e dytë në Grupin I të kualifikimeve, pas Portugalisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka pritur lojtarët në zyrën e tij, pasi në aeroport u përqafua me futbollistët.

Presidenti Bujar Nishani, u ka dhënë futbollistëve çmimin më të lartë civil, Nderi i Kombit.

“Mbrëmë, një ëndërr e pamundshme përfundoi dhe u bë realitet, u tha lojtarëve kryeministri Rama, derisa i nderoi ata me mirënjohje të ndara.

Pastaj, ai ka premtuar se do të vazhdojnë planet për ndërtimin e stadiumit të ri konmbëtar të futbollit, ku do të jetë pllaka e artë me emrat e anëtarëve të tashëm të seleksionit të Shqipërisë.

Pjesa më e madhe e Tiranës, mbrëmë vonë pas fitores në Erevan të Armenisë, ishte e stolisur me ngjyrat kombëtare, kuq e zi, ndërsa festimet kanë vazhduar deri në mëngjes.

XS
SM
MD
LG