Ndërlidhjet

Stoltenberg: Mali i Zi ka arritur progres në reforma


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot se është i inkurajuar nga reformat aktuale në Malin e Zi dhe tha se ka parë “mbështetje në rritje” për ftesën që ky vend t’i bashkohet aleancës ushtarake.

Në fillim të dhjetorit, në mbledhjen e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, pritet vendimi formal për pranimin eventual të Malit të Zi.

Duke folur sot në mbledhjen e ligjvënësve të vendeve anëtare të NATO-s në qytetin Stavanger të Norvegjisë, Stoltenberg tha se ai nuk dëshiroj të “paragjykoj për vendim” por ekziston ndjenja për “një lloj të mbështetjes në rritje për ta ftuar Malin e Zi”.

Më vonë këtë javë, Jens Stoltenberg do ta vizitoj Malin e Zi.

XS
SM
MD
LG