Ndërlidhjet

Kurti në intervistim, përleshje para stacionit policor


Albin Kurti
Albin Kurti

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se autoritetet e rendit, në orët e mbrëmjes së të hënës, kanë ndaluar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ndalimi i tij thuhet se ka të bëjë me hedhjen e gazit lotsjellës nga ana e zotit Kurti në sallën e Kuvendit të Kosovës, në shenjë kundërshtimi me marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për formimin e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe.

Kelani ka thënë se me urdhër të prokurorit kompetent, Kurti është dërguar në mbajtje dhe po intervistohet në stacionin e policisë në Prishtinë.

Ndërkohë, dhjetëra aktivistë të Vetëvendosjes janë mbledhur para të njëjtit stacion.

Nga pamjet që ka shpërndarë Lëvizja Vetëvendosje në Facebook, duket se aktivistët janë përleshur me policinë.

XS
SM
MD
LG