Ndërlidhjet

Sot raporti përfundimitar për MH17


Ilustrim
Ilustrim

Bordi holandez i sigurisë do të publikojë sot raportin përfundimtar për shkaqet e rrëzimit të aeroplanit malajzian MH17 në Ukrainë, në vitin 2014.

Të 298 njerëzit në bord kanë humbur jetën në këtë incidentit.

Sipas raporteve paraprake, aeroplani është goditur nga “objekte me energji të lartë” – gjë që ka rritur spekulimet për goditjen nga një raketë tokë-ajër.

Perëndimi dhe Kievi kanë akuzuar rebelët pro-rusë në lindje të Ukrainës për rrëzimin e Boeingut 777, ndërsa Rusia ka fajësuar Ukrainën.

Raporti i sotëm, megjithatë, nuk do të thotë se kush është fajtor.

Rusia do të lëshojë po ashtu raportin e saj.

Aeroplani malajzian ka qenë duke fluturuar nga Amsterdami për në Kuala Lampur kur është rrëzuar në lindje të Ukrainës, më 17 korrik të vitit 2014.

Në mesin e viktimave të incidentit kanë qenë 193 shtetas holandez.

XS
SM
MD
LG