Ndërlidhjet

Mustafa, Vuçiq sonte në darkë


Mustafa, Mogherini dhe Vuçiq - foto arkivi
Mustafa, Mogherini dhe Vuçiq - foto arkivi

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, takohen sot në Bruksel për, siç është thënë, darkë joformale.

Takimi është thirrur javën e kaluar nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila edhe ndërmjetëson bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Takimi i sotëm ka për qëllim të shqyrtojë përparimin e dialogut mes palëve dhe rrugën përpara, ka thënë Bashkimi Evropian.

XS
SM
MD
LG