Ndërlidhjet

logo-print

Mustafa: Dhuna është e papranueshme


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur keqardhje për zhvillimet e mbrëmshme në Prishtinë, ku Policia e Kosovës ka ndaluar për rreth dy orë deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Për rrjedhojë, aktivistë të kësaj lëvizjeje janë përleshur me policinë para stacionit policor Qendra.

Kryeministri Mustafa ka thënë se “dhuna është e papranueshme si mjet politik”.

Ai ka thënë se nuk i takon atij dhe asnjë politikani tjetër të ndërhyjë në punën e autoriteteve të rendit dhe atyre të drejtësisë.

“Përpara ligjit, të gjithë jemi qytetarë të barabartë. Kështu kemi vendosur kur kemi votuar ligjet dhe Kushtetutën e vendit tonë”, ka thënë Mustafa përmes një postimi në Facebook.

Ai ka bërë thirrje për sjellje të përgjegjegjshme dhe në përputhje me ligjin sidomos në kohën kur, siç është shprehur, Kosova ka përpara vetes nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian dhe përmbylljen e kritereve për liberalizimin e vizave.

Për zhvillimet e së hënës në Prishtinë, lexoni këtu.

XS
SM
MD
LG