Ndërlidhjet

Disa të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Karaçi


Pakistan

Pakistan

Së paku 13 njerëz, përfshirë disa fëmijë, kanë vdekur, pasi një rrëshqitje e dheut ka goditur tri shtëpi të improvizuara në një lagje të varfër të qytetit Karaçi në Pakistan.

Policia ka konfirmuar se gra dhe fëmijë janë në mesin e të vdekurve dhe plagosurve.

Televizioni shtetëror ka thënë se kryeministri Nawaz Sharif ka shprehur pikëllimin e tij për incidentin dhe ka urdhëruar autoritetet që të ndihmojnë familjet e viktimave.

Karaçi është qyteti më i madh i Pakistanit dhe shumë punëtorë të varfër që punojnë atje, jetojnë në lagje të varfra dhe shtëpi të improvizuara pranë kodrave.

XS
SM
MD
LG