Ndërlidhjet

Parlamenti i Iranit miraton marrëveshjen bërthamore


Ligjvënës iranianë...

Ligjvënës iranianë...

Parlamenti i Iranit i ka dhënë mbështetjen e tij qeverisë për të zbatuar marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore.

Marrëveshja është miratuar me 161 vota për, 59 kundër dhe 13 abstenime, ka raportuar agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.

Megjithatë, në miratimin e ligjit, ligjvënësit kanë thënë se inspektorët ndërkombëtarë do të kenë vetëm qasje të kufizuar në lokacionet ushtarake të Iranit.

Në bazë të marrëveshjes, Irani do të kufizojë aktivitetin e tij bërthamor në këmbim të heqjes graduale të sanksioneve ndërkombëtare.

Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është tërësisht paqësor.

Marrëveshja midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë është arritur në muajin korrik, pas 20 muajsh negociata.

XS
SM
MD
LG