Ndërlidhjet

Bilanci i protestave - 14 policë të plagosur dhe 1 qytetar


Prishtinë, 12 tetor 2015.
Prishtinë, 12 tetor 2015.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka konfirmuar se si pasojë e përleshjeve mes protestuesve dhe policisë, në Klinikën Emergjente ndihmë mjekësore kanë këruar 15 persona.

Prej tyre, 14 të plagosur janë policë, ndërsa 1 qytetar.

Lëndimet kanë qenë kryesisht të ekstremiteteve të poshtme dhe gërvishtje në fytyrë dhe asnjëri nga të lënduarit nuk ka qenë në rrezik jete, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Të plagosurit thuhet se janë nga Prishtina, Ferizaj, Obiliqi, Lipjani, Prizreni, Malisheva dhe Vushtrria.

Të gjithë të plagosurit, pas ndihmës mjekësore dhe trajtimit në kuadër të Klinikës Emergjente, janë liruar.

XS
SM
MD
LG