Ndërlidhjet

Kurti "u ndalua në kuadër të hetimeve" të Prokurorisë


Albin Kurti

Albin Kurti

Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka filluar hetimet kundër deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet se kanë kryer veprat penale: shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe përdorimi i armës.

"Në kuadër të këtij hetimi ka qenë i planifikuar edhe intervistimi i deputetëve të dyshuar, për të cilën arsye, sipas urdhrit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, mbrëmë është ndaluar deputeti Albin Kurti", thuhet në njoftimin për media të Prokurorisë së Shtetit.

Sipas të njëjtit, deputeti Kurti është intervistuar në polici në prezencë të avokatit mbrojtës dhe menjëherë pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG