Ndërlidhjet

logo-print

Raketat godasin ambasadën ruse në Damask


Grafite "Faleminderit Rusi" dhe "Faleminderit Kinë" në muret e ambasadës ruse në Damask.

Grafite "Faleminderit Rusi" dhe "Faleminderit Kinë" në muret e ambasadës ruse në Damask.

Dy raketa kanë goditur ambasadën ruse në Damask, ku mbështetës të Qeverisë siriane janë mbledhur për të falënderuar Moskën për ndërhyrjen në Siri.

Raportet thonë se raketa e parë ka goditur kompleksin, duke shkaktuar panik.

Pasi njerëzit kanë filluar të ikin, edhe një raketë tjetër ka rënë në zonë.

Nuk është e qartë ende nëse ka viktima.

AFP thotë se rreth 300 njerëz kanë qenë të mbledhur jashtë ambasadës në Damask në kohën e sulmeve.

Rusia ka nisur sulmet ajrore në Siri më 30 shtator, në mbështetje të Qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad, e cila po lufton me fraksione të ndryshme rebele për më shumë se katër vjet.

XS
SM
MD
LG