Ndërlidhjet

Dhuna nuk guxon të zëvendësojë institucionet demokratike


Pamje nga takimi.

Pamje nga takimi.

Ministri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku në një takim që ka zhvilluar sot me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ruairi O’Connell,kanë thënë se “dhuna nuk guxon të zëvendësojë institucionet demokratike shtetërore.”

Në një komunikatë për media të lëshur nga Ministria për Integrim Evropian, thuhet se në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për agjendën evropiane të Kosovës.

Çollaku dhe O’Connel l”janë pajtuar se mënyra e vetme për të siguruar suksesin e Kosovës në planin e brendshëm dhe në arenën ndërkombëtare, është përmes funksionimit demokratik të institucioneve legjitime të zgjedhura nga qytetarët e Kosovës. “

Ambasadori angles, O’Connell ka rikonfirmuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar “ndaj procesit integrues të Kosovës në BE si dhe anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe organizata të tjera ndërkombëtare,” thuhet në komunikatën pas takimit.

XS
SM
MD
LG