Ndërlidhjet

logo-print

Presidentja Jahjaga priti ambasadorin Daniel Maksymiuk


Pamje nga takimi.

Pamje nga takimi.

Presidentja Atifete Jahjagaka pritur ambasadorin e Kanadasë në Zagreb, jo rezident për Kosovën, Daniel Maksymiuk.

Presidentja Jahjaga ka vlerësuar se marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe Kanadasë janë shumë të mira dhe shprehu vendosmërinë e institucioneve tona për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror midis dy vendeve sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik dhe investimeve të huaja, thuhet në komunikatë.

“Ajo e çmoi lart mbështetjen që Kanadaja i ka dhënë Institucioneve të Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit.

Presidentja Jahjaga e uroi ambasadorin Maksymiuk për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të suksesshme gjatë mandatit të tij si ambasador jorezident i Kanadasë në Republikën e Kosovës.”

Ambasadori Maksymiuk ka theksuar se “Kanadaja mbështet fuqishëm institucionet e Kosovës dhe angazhohet për të thelluar bashkëpunimin në çdo fushë me interes të përbashkët, sidomos në atë ekonomike.”

XS
SM
MD
LG