Ndërlidhjet

logo-print

KFOR-i garanton siguri për banorët në veri të Kosovës


Pamje nga vizita.

Pamje nga vizita.

Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta është takuar sot me kryetarin e Komunës së Zubin Potok-ut, Stevan Vuloviq.

Ata kanë diskutuar për situatën aktuale në Kosovë me fokus të veçantë për veriun, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga KFOR-i.

“KFOR-i do të vazhdojë të sigurojë një mjedis të sigurt në veri dhe në pjesën tjetër të Kosovës, i gatshëm për të ndërhyrë si reagues i tretë i sigurisë nëse kërkohet”, tha Gjeneral Miglietta, duke shtuar se “KFOR-i, në përputhje të plotë me mandatin e tij, promovon progresin dhe dialogun në rajon.”

Gjenerali Miglietta ka vizituar bazën ushtarake “Camp Cabra” ku është në vazhdim e sipër procesi i largimit.

"Formësimi i pozicionimit të KFOR- it është i lidhur me një rishpërndarje të zakonshme të ushtarëve nëpër tërë territorin."

"Kjo ripërshtatje garanton më shumë fleksibilitet dhe vazhdimësi në kryerjen e të gjitha aktiviteteve operative që lidhen me mandatin e KFOR-it i cili mbetet i pandryshuar,”thuhet në kominkatë.

XS
SM
MD
LG