Ndërlidhjet

Familjarët thonë se raketa ruse goditi aeroplanin MH17


Pamje nga arkiva.

Pamje nga arkiva.

Disa familjarë të 298 personave që kanë humbur jetën në aeroplanin e kompanisë së Malajzisë MH17, janë informuar për një raport nga Bordi i Sigurisë Holandeze.

Raporti tregon se aeroplani ishte goditur nga një raketa ,tokë-ajër Buk, që ka siguruar Rusia, i kanë thënë disa familjarë BBC-së.

Aeroplani i Malajzisë është rrëzuar më 17 korrik të vitit 2014 në një zonë që kontrollohet nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Besohet se ai është hedhur nga një raketë tokë-ajër, që ka siguruar Rusia.
Moska mohon një gjë të tillë dhe fajëson Ukrainën.

XS
SM
MD
LG