Ndërlidhjet

Shkaktar për rrëzimin e aeroplanit MH17, raketa ruse


Pamje nga paraqitja e raportit.

Pamje nga paraqitja e raportit.

Aeroplani i kompanisë së Malajzisë MH17 është rrëzuar si pasojë e raketës ruse 9M38, ka thënë Bordi i Sigurisë së Holandës.

Raketa ka goditur pjesën e përparme, nga ana e majtë e aeroplanit dhe një pjesë e saj ka dalë jashtë funksionit, e cila ka shkaktuar tragjedinë, thuhet në raportin zyrtarë.

Aeroplani i Malajzisë është rrëzuar më 17 korrik të vitit 2014 në një zonë që kontrollohet nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Besohet se ai është hedhur nga një raketë tokë-ajër, që ka siguruar Rusia.
Moska mohon një gjë të tillë dhe fajëson Ukrainën.

XS
SM
MD
LG