Ndërlidhjet

Rusi: Arrestohen tre të dyshuar për sulme në Moskë


Aleksandr Bortnikov.
Aleksandr Bortnikov.

Një gjykatë në Moskë ka paraburgosur tre persona të dyshuar për sulme terroriste në kryeqytetin e Rusisë.

Gjykata ka vendosur se Aslan Baisultanov, Elman Ashayev, and Mokhmad Mezhidov duhet të mbahen në paraburgim, më së shumti deri më 12 dhjetor.

Shefi i Shërbimit Federal të Sigurisë, Aleksandr Bortnikov, ka thënë se të dyshuarit, janë në mesin e grupit prej 12 qytetarëve me nënshtetësi ruse, të cilët janë në paraburgim në Moskë.

Shërbimi Federal për Siguri i Rusisë, ka thënë se disa meshkuj, shumica prej tyre nga Azia qendrore, janë arrestuar në një banesë në Moskë, ku zyrtarët e sigurisë kishin konfiskuar “mjete shpërthyese, të ngjashme me ato të përdorura në Turqi,” ku kanë vdekur 97 persona, më 10 tetor.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënvizuar rreziqet për sulmet që mund të vinë nga militantët e të ashtuquajturit Shteti Islamik, sidomos pas sulmeve ajrore, që Rusia i ka ndërmarrë në Siri, që nga 30 shtatori.

XS
SM
MD
LG