Ndërlidhjet

Frontex: 170 mijë migrantë kanë hyrë në BE, gjatë shtatorit


Pamje arkivi.

Pamje arkivi.


Rreth 170 mijë migrantë ilegalë kanë hyrë në Bashkimin Evropian gjatë shtatorit, ka raportuar agjencia e kufijve të BE-së, Frontex.

Sipas Frontex, gjatë këtij viti në BE, kanë hyrë 710 mijë migrantë.

Në muajin gusht, Frontex kishte nënvizuar se 190 mijë migrantë kishin ardhur ilegalisht në Evropë, shumica prej tyre kishin arritur përmes Greqisë.

Që nga janari deri në shtator, në shtetin grek kanë hyrë 350 mijë migrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Evropa po ballafaqohet me krizën më të madhe të migrantëve, që nga lufta e Dytë Botërore.

Kjo krizë e migrantëve ka ndikuar që vendet anëtare të BE-së, të ndahen në dy blloqe.

Derisa Gjermania, Franca dhe disa vendet tjera kanë kërkuar nga vendet tjera të Bashkimit Evropian që të pranojnë shpërndarjen e drejtë të azilkërkuesve.

Katër vende evropiane, Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia, kanë bllokuar propozimet e Brukselit, sipas të cilave, shtetet anëtare të BE-së duhet të pranojnë kuotat e detyrueshme për azilkërkuesit që kalojnë Detin Mesdhe dhe arrijnë në Itali dhe Greqi.

XS
SM
MD
LG