Ndërlidhjet

SHBA përgëzon trupat afgane për tërheqjen e talibanëve nga Kunduzi


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përgëzojnë raportimet se talibanët janë tërhequr nga qyteti Kunduz në Afganistan, raporton Reutes.

Presidenti Barack Obama është duke shqyrtuar mundësinë e tërheqjes së trupave paqësore amerikane në Afganistan.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest u ka thënë reporterëve se nuk ka ndonjë informatë rreth vendimit të Obamës.

Më 28 shtator, talibanët kishin ndërmarrë sulme në kryeqytetin e provincës afgane në Kunduz.

Në anën tjetër qeveria afgane kishte ndërmarr sulme kundër talibanëve duke konfirmuar pas tre ditë luftime të ashpra se kishte marrë sërish qytetin në kontroll.

XS
SM
MD
LG