Ndërlidhjet

logo-print

Mustafa –Vuçiq fillojnë darkën në Bruksel


Pamje arkivi.

Pamje arkivi.

Në Bruksel ka filluar një darke pune midis kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Burime nga BE-ja thonë se kjo darkë punë nuk paraqet raund klasik të bisedimeve, në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Takimi është thirrur javën e kaluar nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila edhe ndërmjetëson bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Takimi i sotëm ka për qëllim të shqyrtojë përparimin e dialogut mes palëve dhe rrugën përpara, ka thënë Bashkimi Evropian.

XS
SM
MD
LG