Ndërlidhjet

SHBA – Rusi: Afër marrëveshjes për siguri ajrore në Siri


Ashton Carter
Ashton Carter

Shtetet e Bashkuara presin që së shpejti të arrijnë marrëveshje me ushtrinë e Rusisë, për protokolet e sigurisë ajrore në hapësirën mbi Sirinë, ka thënë mbrëmë vonë, sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter.

Hyrja e Rusisë në luftën civile në Siri ka ngritur shqetësime për përplasje aksidentale ndërmjet aeroplanëve të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, pasi deri tash kanë ndodhur disa afrime të rrezikshme ndërmjet fluturakeve.

Shtetet e Bashkuara thonë se nuk do t’i ndryshojnë operacionet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik, apo bashkëpunimin në ndarjen e informatave të inteligjencës me Moskën, përkundër mbështetjes së Rusisë për presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad.

Tashmë Pentagoni është pajtuar që të punoj me Moskën në procedurat bazike të sigurisë ajrore dhe mbajtjen e kanalit të komunikimeve të hapur.

“Bile edhe derisa ne vazhdojmë të kemi mospajtime për politikën lidhur me Sirinë, ne duhet të jemi në gjendje së paku të pajtohemi në sigurimin e personelit tanë sa më shumë që është e mundur”, tha Ashton Carter.

XS
SM
MD
LG