Ndërlidhjet

Ukrainë: Mbrohet vendimi që të mos mbyllej hapësira ajrore


Raporti i Bordit të sigurisë holandeze për rrëzimin e aeroplanit në fluturimin MH17

Raporti i Bordit të sigurisë holandeze për rrëzimin e aeroplanit në fluturimin MH17

Ukraina e ka mbrojtur vendimin për mosmbylljen e hapësirës ajrore në pjesën lindore, ku është qëlluar dhe rrëzuar aeroplani i udhëtarëve në fluturimin MH17, në korrik të vitit të kaluar, duke thënë se nuk ishte e vetëdijshme se në këtë territor po përdoreshin armatimet kundër ajrore.

Bordi i sigurisë holandeze ka konkluduar, në raportin e publikuar dje, se aeroplani i udhëtarëve në fluturimin MH17 ishte rrëzuar nga goditja me raketën e prodhimit rus, Buk, me ç’rast ishin vrarë të 298 njerëzit në aeroplan.

Në raportin holandez nuk fajësohet Kievi për katastrofën ajrore, por theksohet se Ukraina është dashur ta mbyllë hapësirën ajrore mbi zonën e konfliktit.

Ministri i jashtëm i Ukrainës, Pavlo Klimkin, tha mbrëmë se “askush në atë kohë nuk ishte bile i vetëdijshëm” se kryengritësit e mbështetur nga Rusia ishin pajisur me raketa të sofistikuara kundër ajrore.

XS
SM
MD
LG