Ndërlidhjet

Militantët ftojnë për luftë të shenjtë kundër Rusisë dhe SHBA-ve


Pamje e makinave të militantëve të Shtetit Islamik në Siri, në fotografinë e publikuar nga Ministria e mbrojtjes e Rusisë

Pamje e makinave të militantëve të Shtetit Islamik në Siri, në fotografinë e publikuar nga Ministria e mbrojtjes e Rusisë

Militantët e Shtetit Islamik kanë kërkuar nga myslimanët ta fillojnë “luftën e shenjtë” kundër rusëve dhe amerikanëve.

“Të tinjtë islamikë çdokund ta ndezin xhihadin kundër rusëve dhe amerikanëve për luftën e tyre kundër myslimanëve”, tha zëdhënësi i grupit ekstremist, Shteti Islamik, Abu Mohammad al-Adnani, në një audio mesazh të publikuar mbrëmë vonë.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po ndërmarrin fushata ajrore të ndara në Siri, për të cilat thonë se në shënjestër i kanë caqet e militantëve të Shtetit Islamik.

Por, Uashingtoni thotë se fushata e Rusisë kryesisht në shënjestër i ka grupet e tjera militante, përfshirë ato që kanë luftuar kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Fushata dyjavëshe ajrore e Rusisë e ka forcuar presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, dhe Uashingtonin e ka vënë në një situatë që ta harmonizoj programin e mbështetjes ushtarake për kundërshtarët e Assadit.

XS
SM
MD
LG