Ndërlidhjet

Guatemalë: Përfundojnë kërkimet për viktimat e vërshimeve


Ekipet e shpëtimit gjatë një operacioni në qytetin Santa Catarina Pinula
Ekipet e shpëtimit gjatë një operacioni në qytetin Santa Catarina Pinula

Ekipet e kërkim-shpëtimit në Guatemalë i kanë pezulluar gjurmimet e mëtejshme për viktimat eventuale të vërshimeve.

Autoritetet kanë thënë dje se nga këto vërshime kanë humbur jetën 280 vetë, ndërsa 70 të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Pas shembjes së paparë të një kodre në një pjesë të qytetit, Santa Catarina Pinula, më 1 tetor, janë bllokuar të gjalla familje të tëra. Ky qytet gjendet në periferi të Qytetit të Guatemalës.

Ekipet lokale të shpëtimit për 12 ditë janë përpjekur t’i gjejnë viktimat nën gërmadha.

XS
SM
MD
LG