Ndërlidhjet

SHBA: Për krim kibernetik arrestohet një shtetas i Moldavisë


Ilustrim
Ilustrim

Departamenti amerikan i drejtësisë tha se autoritetet e kanë shkatërruar një skemë të sofistikuar të krimit kibernetik dhe e kanë arrestuar një person.

Administratori i kësaj skeme, Andrey Ghinkul, nga Moldavia, ishte arresatuar më 28 gusht në Qipro, ndërsa Shtetet e Bashkuara e kërkojnë esktradimin e tij lidhur me akuza të shumëfishta për konspiracion kriminal, vjedhje nëpërmjet Internetit dhe vjedhje të bankës, ka thënë Departamenti amerikan i drejtësisë.

Agjencia FBI konsideron se Shtetet e Bashkuara kanë pësuar një humbje prej 10 milionë dollarësh, për shkak të rrjeteve të themeluara nga Ghinkuli, që ishte i njohur si Bugat, Cridex ose Dridex.

Këto rrjete ishin të përbëra nga kompjuterët e infektuarë, të cilët mund të përdoren për vjedhje të informatave konfidenciale personale dhe financiare.

Departamenti amerikan i drejtësisë tha se aksionet e ndërmarra nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara, në masë të madhe, e kanë shkatërruar këtë sistem infektues.

XS
SM
MD
LG