Ndërlidhjet

SHBA: Testi raketor i Iranit paraqitet në OKB


Pamje nga lansimi provues i raketës Emad të Iranit

Pamje nga lansimi provues i raketës Emad të Iranit

Shtetet e Bashkuara do ta shtrojnë çështjen e testimit të një rakete të Iranit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kanë thënë mbrëmë zyrtarët amerikanë.

“Ne gjithsesi do ta shtrojmë këtë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, siç kemi vepruar edhe me rastin e lansimeve të mëparshme”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner.

Ky test i Iranit duket se paraqet shkelje të rezolutës 1929 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me të cilën ndalohen testet balistike raketore nga Irani.

Kjo rezolutë mbetet në fuqi deri në tërheqjen e sanksioneve, sipas marrëveshjes atomike ndërmjet gjashtë fuqive botërore dhe Iranit.

XS
SM
MD
LG