Ndërlidhjet

Vetëvendosje sulmon me vezë Petrit Selimin

  • RFE /RL

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi është sulmuar sot me vezë nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas një komunikate të lëshuar nga kjo parti politike thuhet se “asnjëri nga eksponentët e kësaj Qeverie nuk do të mund të vazhdojë punën normalisht, pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi”.

Po ashtu, Vetëvendosje, e arsyeton këtë veprim edhe me një kualifikim, ku thuhet se “Petrit Selimi njihet për miqësinë e tij me Ivica Daçiqin, personin që Kosovën e quajti ISIS”.

Sulme të tilla me vezë, Vetëvendosje ka ndërmarrë në disa raste kundër eskortës së kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Kurse në një rast, kryeministri Mustafa është sulmuar nga deputetët opozitarë edhe në sallën e Kuvendit të Kosovës teksa po raportonte në lidhje me marrëveshjen e arritur me Serbinë për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Më poshtë, mund të shihni edhe videon e postuar nga Vetëvendosje gjatë këtij aksioni kundër zyrtarit të Qeverisë së Kosovës.

​Pas sulmit ndaj tij, zëvendësministri Selimi ka publikuar reagimin e tij në Twitter ku i cilëson aktivistët e Vetëvendosjes që e sulmuan si “fashistë”.

“Sapo u godita me ve nga kriminelët fashistë të VV’së. Përgjigja ime: Do të udhëtoj nesër në Azi për të kërkuar më shumë vota për anëtarësimin në UNESCO”, ka shkruar Selimi.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG