Ndërlidhjet

logo-print

Irani mburret me bashkëpunimin rus në Siri


Siri

Siri

Autoritetet në Iran kanë thënë se bashkëpunimi i tyre me Rusinë, Sirinë dhe Irakun ka treguar sukses në luftën kundër terrorizmit në rajon.

Kryetari i Këshillit për Siguri Kombëtare dhe Politika të Jashtme të Parlamentit të Iranit, Alaeddin Boroujerdi, i ka bërë këto komente sot në Damask.

Boroujerdi ka thënë se koalicioni anti-terrorizëm, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ka dështuar të arrijë rezultate.

Rusia, e cila ka nisur fushatën ajrore në Siri më 30 shtator, thotë se është duke sulmuar caqet e të ashtuquajturit Shtet Islamik dhe të grupeve të tjera militante.

Por, ajo ka goditur edhe pozicionet e grupeve të moderuara rebele që mbështeten nga Perëndimi.

Ndërhyrja ruse mbështetet nga një qendër e ndarjes së inteligjencës në Bagdad, e cila koordinon përpjekjet e Rusisë, Irakut, Iranit dhe Sirisë.

XS
SM
MD
LG