Ndërlidhjet

Aktakuzë kundër një zyrtari të lartë të Hekurudhave


Prishtinë

Prishtinë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.M, drejtor i Departamentit Ligjor dhe Licencimit të Autoritetit Regullativ të Hekurudhave, për veprën penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas komunikatës së prokurorisë, i pandehuri ka shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, “me dashje direkte”, për të përfituar dobi materiale kompania aktuale “Trainkos”, si operator i vetëm për kryerjen e shërbimeve të transportit hekurudhor në Republikën e Kosovës.

Po ashtu thuhet se ai i ka tejkaluar kompetencat e tij duke i shkaktuar dëme materiale kompanisë “Railtrans”.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendor i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatë.

XS
SM
MD
LG