Ndërlidhjet

logo-print

Sulmet në Ankara, pezullohen zyrtarë të lartë të sigurisë


Ankara, Turqi

Ankara, Turqi

Shefat e policisë, inteligjencës dhe sigurisë në Ankara janë pezulluar nga puna, pas sulmeve me bomba, javën e kaluar, që kanë lënë të vrarë 97 veta.

Ministria e Brendshme ka thënë se ky veprim do të mundësojë një hetim “të fuqishëm”.

Sulmet, më të këqijat në historinë moderne të Turqisë, kanë shkaktuar zemërim ndaj qeverisë.

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, ka vizituar sot vendin e ngjarjes.

Kryeministri Ahmet Davutoglu ka thënë se edhte militantët e Shtetit Islamik, edhe ata të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit mund të kenë pasur rol.

XS
SM
MD
LG