Ndërlidhjet

logo-print

Qeveria dënon sulmin e VV-së ndaj Selimit


Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.

Qeveria e Kosovës ka dënuar sulmin e sotëm kundër zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, të organizuar dhe të kryer nga Lëvizja Vetëvendosje.

"Aktet e dhunshme të kryera sot, në vazhdën e sjelljeve të dhunshme të kohëve të fundit të kryera nga kjo Lëvizje e të mbështetura nga partitë tjera opozitare, janë të drejtuara kundër institucioneve legjitime dhe vullnetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës".

"Ky sulm, i kryer pikërisht në kohën kur zoti Selimi dhe të gjithë bartësit e tjerë të institucioneve të Kosovës po angazhohen fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, si dhe në proceset e integruese evropiane, duke filluar nga liberalizimi i vizave dhe nënshkrimi i MSA-së, dëshmon papërgjegjshmërinë si dhe përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për të penguar suksesin e Republikës së Kosovës, në këto procese vitale për të ardhmen e vendit", thuhet pos tjerash në reagimin e qeverisë.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG