Ndërlidhjet

Jahjaga vizitoi Klinikën e Onkologjisë në QKUK


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka vizituar sot Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe pacientët që janë duke u trajtuar në këtë klinikë.

Gjatë vizitës, që është zhvilluar në kuadër të shënimit të muajit të sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, Jahjaga ka shprehur përkushtimin e institucioneve të vendit për t’iu ofruar të gjithë qytetarëve qasje në shërbimet adekuate shëndetësore.

"Të gjitha shërbimet që ofrohen në kuadër të kësaj klinike, i gjithë personeli i specializuar dhe i aftësuar profesionalisht dhe e gjithë aparatura dhe teknologjia për diagnostikimin e këtyre sëmundjeve, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë pikësynim kryesor i institucioneve të Republikës së Kosovës që ato të avancohen në mënyrë të vazhdueshme, me qëllimin e vetëm që të kemi shërbime sa më të mira për të gjithë qytetarët, të cilët kanë nevojë për shërbime në luftë ndaj kësaj sëmundjeje", ka thën presidentja Jahjaga.

XS
SM
MD
LG