Ndërlidhjet

logo-print

MH17 – Rusia kërkon hetime të reja


Oleg Storchevoi, zëvendësshef i Agjencisë Ruse të Aviacionit.

Oleg Storchevoi, zëvendësshef i Agjencisë Ruse të Aviacionit.

Rusia i ka bërë thirrje Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil që të hapë hetime të reja të rrëzimit të aeroplanit malajzian, MH17, vitin e kaluar, në lindje të Ukrainës.

Oleg Storchevoi, zëvendësshef i Agjencisë Ruse të Aviacionit, i ka bërë këto komente gjatë një konference për media në Moskë.

Boeingu 777 është rrëziar më 17 korrik, 2014, duke shkaktuar vdekjen e të 298 njerëzve në bord.

Bordi për Siguri i Holandës ka thënë në raportin final se aeroplani është rrëzuar nga një raketë tokë-ajër, prodhim rus.

Dy të tretat e viktimave në avionë kanë qenë holandezë.

Në raportin e Holandës, të publikuar dje, nuk është thënë se kush e ka hedhur raketën.

Storchevoi ka thënë se Rusia beson se disa prova janë falsifikuar.

XS
SM
MD
LG