Ndërlidhjet

Jahjaga: Dhuna është e papranueshme


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, edhe një herë u ka bërë thirrje partive politike në vend që të kthehen në Kuvend për të debatuar.

Jahjaga i ka dënuar veprimet e opozitës që janë zhvilluar dy net përpara, pranë stacionit policor në Prishtinë.

“Dhuna dhe ajo çfarë pamë dy net më herët në kryeqytet të Kosovës, është e papranueshme dhe duhet të dënohet nga të gjithë ne. Të gjitha mosmarrëveshjet politike duhet të adresohen dhe të zgjidhen brenda institucioneve të Republikës së Kosovës dhe normalisht duhet të zgjidhen përmes mekanizmave dhe përmes normave demokratike”, ka thënë Jahjaga.

Këto komente, presidentja i ka bërë pas vizitës në Institutin e Onkologjisë në QKUK.

XS
SM
MD
LG