Ndërlidhjet

MH17 – Rebelët në Ukrainë hedhin poshtë raportin e Holandës


Aleksandr Zakharchenko

Aleksandr Zakharchenko

Një udhëheqës i lartë i rebelëve të Ukrainës ka hedhur poshtë një raport të Holandës, i cili ka konstatuar se një raketë tokë-ajër, prodhim rus, ka rrëzuar aeroplanin malajzian, MH17, vitin e kaluar në lindje të Ukrainës, duke shkaktuar vdekjen e të 298 njerëzve në bord.

Aleksandr Zakharchenko i ka thënë BBC-së se hetimi i fatkeqësisë “nuk është kryer siç duhet”.

Ndërkohë, shefi i aviacionit rus ka kërkuar nga agjencia e aviacionit e Kombeve të Bashkuara që të hapë hetime të reja.

Perëndimi dhe Ukraina akuzojnë rebelët për rrëzimin e Boeingut 777, ndërsa Rusia fajëson forcat e Ukrainës.

Raporti final për fatkeqësinë është publikuar të martën, pas një hetimi 15-muajsh nga një ekip ndërkombëtar, i udhëhequr nga Bordi i Sigurisë i Holandës.

Shumica e viktimave, 196 prej tyre, kanë qenë holandezë.

XS
SM
MD
LG