Ndërlidhjet

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese takoi ambasadorin amerikan


Prishtinë, 14 tetor 2015.

Prishtinë, 14 tetor 2015.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie.

"Gjatë takimit, kryetarja Rama-Hajrizi diskutoi për sfidat me të cilat vazhdon të ballafaqohet Gjykata Kushtetuese në punën e saj, me ç’rast vuri theksin në rëndësinë e përtëritjes së përbërjes aktuale të gjyqtarëve me zgjedhjen e dy gjyqtarëve të rinj, gjë që do të reflektonte pozitivisht në vazhdimësinë e punës dhe në konsolidimin e mëtejshëm të pavarësisë së këtij institucioni", thuhet në një njoftim të Gjykatës Kushtetuese.

Ambasadori Delawie, në anën tjetër, është zotuar për mbështetjen e mëtutjeshme të Gjykatës Kushtetuese në punën e saj.

XS
SM
MD
LG