Ndërlidhjet

Iraku përgatitet për ofensivë në Ramadi


Ramadi - foto arkivi
Ramadi - foto arkivi

Forcat qeveritare të Irakut thonë se kanë bërë avancime të konsiderueshme përreth qytetit Ramadi, i cili kontrollohet nga militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik, dhe se janë duke u përgatitur për sulmin final.

Komanda e Operacioneve të Përbashkëta në provincën Anbar ka thënë se trupat dhe milicitë kanë arritur në zonën Albu Farrak, në pjesën veriore të Ramadit.

Besohet së në qytet ndodhen nga 600 deri në 1,000 militantë të Shtetit Islamik.

Të martën, Shtetet e Bashkuara kanë thënë se besojnë se tani është koha për të rimarrë Ramadin.

Qyteti, i cili ndodhet rreth 90 kilometra në perëndim të Bagdadit, është kapur nga militantët në muajin maj.

XS
SM
MD
LG