Ndërlidhjet

logo-print

Gjermania “nuk i kërkon Serbisë” të njohë Kosovën


Prishtinë

Prishtinë

Beogradi ka akuzuar Gjermaninë se bën përpjekje të ndryshojë kushtet e negociatave të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, në atë mënyrë që do të nëkuptonte njohje të pavarësisë së Kosovës.

Ambasadori gjerman në Beograd, Aksel Dietman, ka thënë se pretendimet janë “të pabaza”.

“Është e ditur se Gjemania, brenda Bashkimit Evropian, pajtohet që kapitulli 35 i negociatave (i cili ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë) të hapet tani. Janë të pabaza deklaratat se BE-ja ose Gjermania kërkojnë nga Serbia njohje të Kosovës. Nuk ka kushte shtesë”, ka thënë Dietman.

XS
SM
MD
LG