Ndërlidhjet

logo-print

Opozita: Kuvendi po vihet nën kontrollin e policisë


Nga seanca e Kuvendit të Kosovës më 8 tetor.

Nga seanca e Kuvendit të Kosovës më 8 tetor.

Subjektet parlamentare opozitare konsiderojnë se vendimet e sotme të Kryesisë së Kuvendit (në mbledhjen e së cilës morën pjesë LDK, PDK dhe Lista Srpska), janë absolutisht të papranueshme.

Pas hedhjes së gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit gjatë seancës së kaluar, nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, Kryesia e Kuvendit ka vendosur masa të rrepta sigurie për të gjithë ata që hyjnë në kuvend, përfshirë edhe kontrollin e detajuar të deputetëve dhe mediave të akredituara.

“Konsiderojmë se këto janë metoda të shtetit policor që dhunon deputetë, arreston kundërshtarët politikë dhe ndalon deputetët të futen në Kuvend. Kryetari i Kuvendit po e blindon këtë institucion duke e vënë nën mbikëqyrje policore. Policia po i mbivendoset demokracisë. Kjo është e papranueshme”, thuhet në reagimin e tri partive opozitare – Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Nisma për Kosovën.

“Trajtimi i tillë ndaj përfaqësuesve të zgjedhur të popullit, është në funksion të bosnjëzimit të Kosovës, duke mbrojtur ‘Zajednicën’ dhe në funksion të humbjes së integritetit territorial të Kosovës, duke i dhënë Malit të Zi rreth 10 mijë hectare”, thuhet në reagim.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG