Ndërlidhjet

Pakistani shpërndan 16,000 ushtarë gjatë muajit të shenjtë shiit


Pakistan
Pakistan

Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Chaudhry Nisar, ka njoftuar për shpërndarjen e mbi 16,000 forcave të sigurisë në gjithë vendin, në përpjekje për të parandaluar dhunën sektare gjatë muajit të shenjtë shiit, Muharrem.

Nisar ka thënë se rreth 10,000 ushtarë nga ushtria e Pakistanit dhe 6,300 trupa paraushtarake do të përfshihen në operacione të sigurisë.

Gjatë Muharremit, i cili nis më 15 tetor, myslimanët shiitë mbajnë tubime për të përkujtuar martirizimin e nipit të Profetit Muhamed, imamit Husein.

Tubimet janë shpesh shënjestër e dhunës sektare, e cila është në rritje viteve të fundit.

XS
SM
MD
LG