Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë refuzon bisedimet me Rusinë


Josh Earnest.
Josh Earnest.

Shtëpia e Bardhë ka refuzuar propozimin e kryeministrit të Rusisë, Dmitry Medvedev që të diskutojnë me SHBA-në, për bashkëpunim ushtarakë në Sirinë, si shenjë e “dëshpërimit.”

Presidenti rus, Vladimir Putin ka propozuar një vizitë të tillë për kryeministrinë Medevdev, më 13 tetor, e cila është refuzuar menjëherë nga Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësi Josh Earnest ka thënë se Washingtoni dhe Moska kanë zhvilluar bisedime për shmangie të përplasjeve ushtarake gjatë operacioneve të tyre, të ndara, që po i bëjnë në Siri.

Por Washingtoni ka refuzuar çfarëdo lloj tjetër të bashkëpunimit me Rusinë, përderisa ajo vazhdon ta mbështesë presidentin Bashar al Assad.

“ Ne nuk jemi të interesuar ta bëjmë atë, përderisa Rusia nuk është e gatshme të ketë qasje konstruktive në përpjekjen tonë të përbashkët kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik,” ka thënë Earnest.

“Rusia ka agjendën e saj...Nuk është e çuditshme që presidenti Putin, do ta shprehte dëshpërimin, duke dërguar zyrtarin e dytë më të lartë të shtetit, për të tentuar për të bindur SHBA-në, t’i bashkohet Rusisë.”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka shprehur “keqardhjen” që SHBA-ja "ka refuzuar fillimin e bisedimeve.”

XS
SM
MD
LG