Ndërlidhjet

Kuvendi mblidhet sot nën masa të rrepta sigurie


Foto arkivi.

Foto arkivi.

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot në seancën e radhës. Opozita ka paralajmëruar se do t’i pengoj punimet e seancës, ngjashëm siç ka vepruar edhe në mbledhjet e fundit.

Me këto veprime opozita thotë se do të vazhdojë përderisa kryeministri Isa Mustafa të mos i tërheqë nënshkrimet nga marrëveshja me Serbinë për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe ajo me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Këto kërkesa, nga kryeministri dhe qeveria e Kosovës janë cilësuar të papranueshme.

Në përpjekje që të mos lejohet futja e gjësendeve të rrezikshme në sallën e Kuvendit, Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e djeshme, ka vendosur që sot të ketë një kontroll të rreptë të deputetëve.

XS
SM
MD
LG