Ndërlidhjet

logo-print

Irani shfaqë tunele me raketa me rreze të gjata


Pamja nga tuneli.

Pamja nga tuneli.

Televizioni shtetëror i Iranit ka thënë transmetuar pamje të papara, të një tuneli nëntokësorë më raketa, të cilat zyrtarë kanë thënë se mund t’i përdorin nëse ”armiqtë do të gabonin.”

Pamjet e transmetuara, më 14 tetor, vinë vetëm disa ditë pasi Irani ka testuar, raketa të reja me rreze të gjata, për të cilat Shtetet e Bashkuara kanë thënë se bien në kundërshtim me kufizimet e bërë nga OKB-ja.

Zyrtarë të Iranit kanë thënë se marrëveshja bërthamore, nuk do të ketë efekte mbi forcat e saja ushtarake, veçanërisht ato balistike.

Komandanti i Gardës Revolucionare të Republikës Islamike, gjeneral, Amir Ali Hajizadeh, ka thënë se Irani ka një numër të të madh të tuneleve të tilla.

“Republika Islamike, ka baza me raketa me rreze të gjata, në male, përgjatë gjithë vendit,” ka thënë ai.

Ky test i Iranit duket se paraqet shkelje të rezolutës 1929 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me të cilën ndalohen testet balistike raketore nga Irani.

Kjo rezolutë mbetet në fuqi deri në tërheqjen e sanksioneve, sipas marrëveshjes atomike ndërmjet gjashtë fuqive botërore dhe Iranit.

XS
SM
MD
LG