Ndërlidhjet

Ushtria siriane në ofensive në qytetin Homs


Foto arkivi.
Foto arkivi.

Ushtria e Sirisë ka filluar një ofensive, të planifikuar më herët, në veri të provincës Homs. Aeroplanët rusë, raportohet se janë duke sulmuar në këtë qytet, që mbahet nën kontrollin e rebelëve.

Vëzhguesi Sirianë për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se sulmet ajrore të Rusisë, kanë goditur caqet, në qytetet Talbiseh dhe Teir Malla.

Ata kanë thënë se edhe ushtarë sirianë dhe militantë të Hezbollahut, janë përfshirë në sulmet ushtarake.

Rusia ka rritur numrin e sulmeve të saj, duke raportuar se vetëm më 13 tetor, ka kryer 88 sulme.

Derisa Rusia, ka deklaruar se është duke i sulmuar militantët e grupit Shteti Islamik, Washingtoni dhe aleatët e saj kanë akuzuar se Rusia, po i sulmon rebelët e moderuar që luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar al Assad.

XS
SM
MD
LG