Ndërlidhjet

Kazakistani dhe Rusia të shqetësuara për situatën në Taxhikistan


Pamje arkivi.
Pamje arkivi.


Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev ka thënë se ai dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin janë shumë të brengosur për situatën në Taxhikistan.

Nazarbaev këto deklarata i ka bërë në një konferencë të përbashkët me presidentin Putin, pas bisedimeve në Asana, kryeqyteti kazak.

Taxhikistani është në kufi me Afganistanin, ku talibanët kanë kryer disa sulme javët e kaluara.

Nazarbaev ka thënë se “Kazakistani mbetet fqinji dhe aleati më i afërt i Rusisë.”

Nga ana e tij, Putin ka thënë se bashkëpunimi me Kazakistanin “është një bashkëpunim i aleatëve të sinqertë.”

Putin ka bërë të ditur se këto dy vende kanë plane të mëdha për naftën në Detin Kaspik.

XS
SM
MD
LG