Ndërlidhjet

logo-print

Obama ngadalëson planin për tërheqjen e ushtrisë nga Afganistani


Foto arkivi.

Foto arkivi.

Zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara kanë thënë se presidenti Barack Obama do të shpallë planin për ngadalësimin e tërheqës së trupave amerikane nga Afganistani, ku rreth 5.500 trupa do të mbesin atje edhe pas 2016-ës.

Obama pritet ta bëjë publike vendimin, sot nga Shtëpia e Bardhë.

Zyrtarët kanë thënë se Obama do të nënvizojë se sipas planit 9800 trupat aktuale që janë në Afganistan do të vazhdojnë të qëndrojnë atje gjatë viti tjetër, ndërsa në vitin 2017 ky numër do të bjerë në 5 500.

Obama kishte për qëllim që deri në Janar të 2017, kur edhe përfundon mandati i tij, të tërhiqte të gjitha trupat amerikane nga Afganistani, duke lënë vetëm një pjesë të vogël në ambasadën amerikane në Kabul.

XS
SM
MD
LG