Ndërlidhjet

Ukraina kërcënon Rusinë, me padi


Arseniy Yatsenyuk.
Arseniy Yatsenyuk.


Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk ka thënë se të gjithë aksionarët financiar të Ukrainës janë pajtuar për ristrukturimet të borxheve, gjatë një takimi në Londër.

Në këtë takim nuk është paraqitur, përfaqësuesi i Rusisë.

Ai ka thënë se Kievi do ti jap afat kohorë preh dy javësh Moskës, të pajtohet rreth shkurtimit të një kredie prej tre miliardë dollarë që Rusia, i kishte dhënë Ukrainës më 2013.

Yatsenyuk tha se Kievi do të padisë Moskën nëse nuk pajtohet edhe pse mbetet e paqartë mbi çfarë baze ligjore do ta bëjë Ukrainë një gjë të tillë.

Moska ka insistuar për pagesë të plotë të kësaj kredie, e cila përfundon në fund të këtij viti.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se Rusia nuk ka për qëllim që të pajtohet rreth çfarëdo ristrukturimi.

XS
SM
MD
LG