Ndërlidhjet

logo-print

SHBA dërgon trupa në Kamerun


Pamje arkivi.

Pamje arkivi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zbarkuar 90 ushtarë në Kamerun, si përpjekje për të ndihmuar këtë vend, në luftë kundër grupeve ekstremiste, raporton CNN.

Presidenti Barack Obama i ka dërguar një letër Kongresit përmes së cilës i ka njoftuar kongresistë për këtë veprim.

Në letrën dërguar nën Rezolutën e Fuqisë së Luftës, Obama ka thënë se numri i përgjithshëm i ushtarëve mund të shkojë deri në 300 dhe do ta mbështesë atë me operacione të inteligjencës dhe vëzhgimit, me ftesë të qeverisë së Kamerunit.

Kameruni së bashku me vendet tjera të Afrikës perëndimore është përfshirë në luftime me militantë të Boko Haramit.

XS
SM
MD
LG