Ndërlidhjet

Cameron paraqet kërkesat para BE-së, në nëntor


Pamje arkivi.
Pamje arkivi.

Kryeministri anglez, David Cameron ka thënë se negociatat për kriteret Britanisë së Madhe, për anëtarësinë e saj në BE, do ti bëjë publike muajin e ardhshëm.

“Tani ne do të shpejtojmë ritmin dhe do të vazhdojmë t’i paraqesim katër fushat tona vitale ku nevojiten ndryshime, të cilat do të bëhen publike në nëntor,”ka thënë Cameron, me të arritur në samitin e liderëve në Bruksel.

Ai ka thënë se pret që këto vendime të merren gjatë samiti tjetër, i cili do të mbahet më 17-18 dhjetor.

Muajin e kaluara Dhoma e Ulët e Parlamentit të Britanisë kishte votuar për organizimin e një referendumi publik në fund të vitit 2017, për anëtarësinë e Britanisë në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG