Ndërlidhjet

Delawie inkurajon partitë të gjejnë zgjidhje


Greg Delawie

Greg Delawie

Ambasadori Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie pas një takimi të ka pasur me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga ku është diskutuar për ngjarjet e sotme në Kuvendin e Kosovës ka inkurajuar të gjitha partitë politike që të ulen dhe të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar.

Ambasadori në një prononcim për gazetarë ka thënë se partitë duhet të gjuhë të përbashkët për të dalë nga situata politike në të cilën ndodhet Kosova.

“Para së gjithash, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështetin të ardhmen e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe zhvillimet e saja demokratike. Unë besoj që parlamenti është vend për diskutim, debat, si dhe për mospajtueshmëri. Por, jam i sigurt që ai nuk është vend për armë, dhunë dhe pengim”.

“Do të doja të inkurajoja të gjitha partitë që të marrin frymë thellë, ta pyesin vetën se a po i ndihmojnë veprimet e tyre të ardhmes kosovare si demokraci evropiane, apo po rrezikojnë izolimin. Dua të inkurajoj të gjitha partitë të gjejnë një mënyrë për të ndihmuar Kuvendin, krijuesin e demokracisë së Kosovës, që t’i kthehet rendi”, tha Delawie.

XS
SM
MD
LG